Qendra Tregtare TEG Tirana
E përdorur QIRAOfrohet për qira një vilë individuale e kategorisë së lartë, e pozicionuar pranë qendrës tregtare TEG, në një ambient tërësisht të rrethuar nga gjelbërimi, që garanton privatësi absolute, qetësi dhe siguri maksimale.
Prona është e ndërtuar mbi një truall prej 1500 m², me një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 900 m², e organizuar në disa nivele funksionale, me 3 veranda të bollshme dhe hapësira të dedikuara për jetesë, relaks dhe mirëqenie.
Vila ofron një standard teknik dhe jetese të nivelit elitar, e pajisur me sistem sigurie dhe monitorimi 24/7, alarm të integruar, sistem aspirimi profesional, kondicionim elitar dhe sistem ngrohjeje me chiller, i projektuar për eficiencë maksimale dhe komfort optimal gjatë gjithë vitit. Hapësirat e jashtme përfshijnë një pishinë të jashtme me përmasa 10 × 5 m dhe thellësi 1.5 m, një verandë kryesore prej rreth 100 m² me pamje nga gjelbërimi dhe pishina, si edhe dy veranda të tjera të shpërndara në nivele të ndryshme, duke krijuar ambiente të shumta relaksi dhe privatësie. Ambienti është i gjelbëruar dhe i kuruar me kujdes për privatësi vizuale, ndërsa prona disponon tre poste parkimi të dedikuara.
Organizimi i brendshëm është konceptuar për funksionalitet dhe elegancë. Kati i parë ofron hyrje të dedikuar të rrethuar nga gjelbërimi, holl pritjeje, dhomë ndenjeje dimërore me oxhak, ambient ngrënieje, kuzhinë të veçuar, tualet ditor si edhe hapësirë të dedikuar për garderobë hyrëse. Kati i dytë përfshin dhomën matrimoniale me garderobë dhe tualet privat, dy dhoma gjumi shtesë, një tualet të përbashkët dhe një verandë me pamje nga liqeni. Kati i tretë ofron dy dhoma gjumi, një tualet dhe një verandë të bollshme, ideale për përdorim gjatë sezonit veror.
Kati -1 është dedikuar plotësisht zonës rekreative dhe përfshin kantinë vere, home cinema, palestër, sauna, pishinë të brendshme për përdorim dimëror, ambient bilardoje, lavanderi dhe një tualet shtesë, duke e shndërruar këtë nivel në një hapësirë wellness dhe relaksi privat. Vila është veçanërisht e përshtatshme për rezidencë familjare afatgjatë, diplomatë apo staf ekzekutiv, si edhe për individë ose familje që kërkojnë hapësirë, privatësi dhe standard teknik të lartë. Për informacion të mëtejshëm, specifikime të detajuara ose organizimin e një vizite private, ju lutemi na kontaktoni drejtpërdrejt.
ID e Pronës:
COMMIT207
Sip. e brendshme:
920 m2
Sip. Toke:
1500 m2
Dhoma gjumi:
5
Tualetet:
5
Dhomë Ndenje:
2
Lloji:
Tokë
Statusi:
E përdorur
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
5
Dokumentacion:
commitestates.no