Sheshi Willson Tirana
E përdorur QIRAJepet me qira zyrë moderne me sipërfaqe 150 m² në Rainbow Center, një nga ndërtesat më prestigjioze të biznesit në zemër të Bllokut. Ambienti është openspace, me planimetri të rregullt dhe dritë natyrale të bollshme falë fasadës së xhamit, duke ofruar mundësi të shumta për organizim të brendshëm sipas nevojave dhe funksionit të biznesit.
E përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh si studio arkitekture, agjenci marketingu, zyra konsulence, kompani teknologjie, zyra avokatie apo çdo lloj tjetër biznesi që kërkon hapësirë fleksibël, komode dhe një imazh profesional.
Rainbow Center ofron siguri dhe recepsion 24/7, ashensor, mirëmbajtje të përditshme dhe mundësi parkimi me pagesë. Vendndodhja strategjike në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës siguron akses të menjëhershëm në institucione, restorante, kafene dhe çdo shërbim tjetër biznesi.
Per me teper informacion apo vizite ne prone, mund te na kontaktoni.
ID e Pronës:
COMMIT40
Sip. Totale:
150 m2
Lloji:
Zyra
Statusi:
E përdorur
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
46