Sheshi Skënderbej (Qendër) Tirana
E përdorur QIRADuplex zyrash në zemër të Tiranës, ofron një eksperiencë pune të nivelit të lartë: një ambient minimalist dhe funksional, i ndarë në tre kate me një sipërfaqe totale prej 250 m² (150 m² mbi terren + 100 m² në katin –1). Projektuar për t’iu përshtatur nevojave të kompanive shërbimore, zyrave ligjore, agjencive të marketingut dhe start-up-eve, ky ambient spikat me hapësirat e ndriçuara natyralisht, konfigurimet fleksibile dhe hyrjet e pavarura që sigurojnë qarkullim optimal.
Karakteristikat kryesore:
Kati 0 (150 m² mbi terren):
• 3 zyra private të bollshme, lehtësisht të mobilueshme
• Open space ideal për ekipet bashkëpunuese ose recepsionin
• 2 tualete të pavarura
Kati +1 (pjesë e sipërfaqes 150 m² mbi terren):
• 2 zyra shtesë, të qeta dhe të ndara nga hapësira kryesore
Kati –1 (100 m²):
• Hapsirë multifunksionale, e aksesueshme përmes shkallëve druri – e përshtatshme për arkivim, magazinë apo studio pune
Fasada xhami e plotë: Siguron dritë natyrale të bollshme në çdo hapësirë dhe ofron pamje panoramike drejt rrugës kryesore.
Dy hyrje të pavarura: Optimizojnë qarkullimin e klientëve dhe personelit
Lokacion ideal: Zona qendrore, pa zhurma, perfekte për bizneset që kërkojnë ambient pune profesional dhe të qetë
Ky duplex i dizajnuar me kujdes kombinon hapësirat private dhe ato të përbashkëta, duke krijuar një atmosferë moderne, funksionale dhe me produktivitet maksimal.
ID e Pronës:
COMMIT75
Sip. e brendshme:
250 m2
Tualetet:
3
Lloji:
Komercial
Statusi:
E përdorur
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
23
Dokumentacion:
Po