Stadiumi Dinamo Tirana
Listimet e fundit QIRAApartament për qira në zonen e Ish Bllokut!
Ky apartament në katin e fundit të një pallati modern në zemër të zonës së Bllokut ofron një përvojë banimi të ndriçuar dhe të bollshme me një sipërfaqe prej 280 m². Hyrja hapet në një holl të gjerë, nga i cili lidhen të tre dhomat e gjumit të dizajnuara me stil, ku dritaret e mëdha sjellin dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe pamje të qetë nga qyteti.
Hapësira e ndenjes është konceptuar me vëmendje ndaj detajeve, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe komode, e kombinuar me një kuzhinë bashkëkohore, e pajisur me elektroshtëpiake të markave të njohura. Dy tualetet janë të finisuar me materiale cilësore, ndërsa oxhaku funksional shton një element ngrohtësie në ambientet e brendshme.
Veçoria më tërheqëse e këtij apartamenti mbetet veranda e madhe të gjelberuar, ku mund të shijoni mëngjeset nën hije dhe mbrëmjet me pamje panoramike të qytetit. Mobilimi është menduar deri në detajin e fundit, duke siguruar rehatinë dhe funksionalitetin që i nevojiten familjes suaj.
Për më shumë informacion dhe organizimin e nje vizite ne prone, mund të na kontaktoni.
ID e Pronës:
COMMIT77
Sip. Totale:
280 m2
Dhoma gjumi:
3
Tualetet:
2
Dhomë Ndenje:
1
Kati:
6
Lloji:
Banesë
Statusi:
Listimet e fundit
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
42