TEG Qendra Tregtare TEG Tirana
E përdorur SHITJEShitet vilë moderne me pishinë pranë TEG, pjesë e një rezidence private me vetëm 6 njësi. Vila ndodhet në një zonë të qetë dhe të sigurt, me një parcelë prej 755 m² që garanton privatësi të plotë dhe ofron një ambient të gjelbëruar me 141 pemë dekorative dhe frutore. Sipërfaqja e ndërtuar prej 621 m² është projektuar me kujdes për të kombinuar komoditetin, funksionalitetin dhe estetikën bashkëkohore.
Kati i parë, me sipërfaqe 160 m² dhe gazebo, përfshin dy hyrje të veçanta që të çojnë në një sallon të gjerë e të ndriçuar me oxhak qendror, ideal për ambiente familjare dhe pritje. Kuzhina është e ndarë dhe ka dalje direkte në verandë, duke lehtësuar qarkullimin dhe shërbimin drejt oborrit. Në këtë nivel ndodhen gjithashtu dy dhoma gjumi, secila me tualet privat dhe dritare panoramike, si dhe oborri i rregulluar me pishinë dhe gazebo — një hapësirë perfekte për relaks dhe evente të vogla.
Kati i dytë, me 131 m² sipërfaqe dhe 50 m² verandë, ofron tre dhoma gjumi të konceptuara për privatësi të plotë, secila me tualet të brendshëm. Dyshemeja prej druri natyral dhe dritaret e mëdha panoramike sigurojnë dritë të bollshme dhe atmosferë të ngrohtë gjatë gjithë ditës, ndërsa verandat e gjera ofrojnë pamje relaksuese dhe momente të qeta.
Kati -1, me sipërfaqe 244 m² dhe me akses të drejtpërdrejtë nga ashensori, mund të organizohet sipas preferencave tuaja: si playroom për fëmijë, kinema shtëpie, palestër private, studio krijuese apo cilido funksion që i përshtatet stilit dhe nevojave të familjes.
Arkitektura moderne, përdorimi i materialeve premium dhe vendndodhja strategjike pranë TEG dhe rrugëve kryesore e bëjnë këtë pronë një investim të sigurt me potencial të lartë rritjeje. Kjo vilë ofron një cilësi jetese pa kompromis dhe përfaqëson një mundësi ekskluzive për investim afatgjatë.
ID e Pronës:
COMMIT143
Sip. Totale:
621 m2
Sip. e brendshme:
535 m2
Sip. Toke:
755 m2
Dhoma gjumi:
5
Tualetet:
5
Dhomë Ndenje:
1
Lloji:
Tokë
Statusi:
E përdorur
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
83
Dokumentacion:
Po