Ambasada Amerikane Radio Televizioni Shqiptar Tirana
Listimet e fundit QIRANë një nga zonat më të kërkuara dhe më të sigurta të Tiranës, në Rrugën e Elbasanit, ngjitur me Ambasadën Amerikane, ofrohet për qira një vilë e sapo restauruar dhe e investuar në detaje. Pozicioni strategjik mundëson akses të menjëhershëm në institucionet kryesore, ndërsa zona garanton qetësi, siguri dhe komoditet të lartë.
Vila është e rrethuar nga gjelbërimi dhe ofron mundësi parkimi për deri në 4 automjete. Orientimi Jug–Perëndim siguron ndriçim natyral maksimal gjatë gjithë ditës. Investimi i realizuar së fundmi përfshin sistem termo–izolimi cilësor dhe sistem ngrohje–ftohjeje qendrore për të gjithë ambientet.
Objekti përbëhet nga dy kate funksionalë:
Kati i parë
– 4 dhoma të mirëorganizuar
– 2 tualete
– Hapësirë e dedikuar për servera ose magazinim
– Kuzhinë e vogël praktike
Kati i dytë
– Akses përmes shkallëve elegante
– Ndriçim maksimal gjatë gjithë ditës
– 4 dhoma të organizuara në mënyrë efikase
– 2 tualete
– 2 ballkone me pamje dhe dritë natyrale
Vila është e shtruar e gjitha me parket cilësor dhe është gati për përdorim, duke qenë e përshtatshme për zyra kompanish, klinika, ambasada.
Karakteristika shtesë:
– 2 hyrje të veçuara
– Oborr i gjelbëruar i shfrytëzueshëm
– Mundësi vendosjeje gjeneratori (vendndodhja e parashikuar jashtë)
– 2 tualete të jashtme
– Hapësirë e dedikuar lavanderie jashtë
Një mundësi unike në një nga destinacionet më elitare të qytetit.
Na kontaktoni për një vizitë në pronë.
ID e Pronës:
COMMIT159
Sip. Totale:
400 m2
Sip. e brendshme:
360 m2
Sip. Toke:
700 m2
Dhoma gjumi:
1
Tualetet:
4
Dhomë Ndenje:
1
Lloji:
Tokë
Statusi:
Listimet e fundit
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
115
Dokumentacion:
Po