Downtown One Rruga e Elbasanit Tirana
Listimet e fundit QIRAZyrë moderne për qira në Downtown One, një nga adresat më prestigjioze dhe ikonike të Tiranës. E pozicionuar në kat të lartë, kjo njësi ofron pamje panoramike spektakolare mbi Parkun e Liqenit Artificial, Piramidën dhe qendrën e qytetit, duke krijuar një ambient pune frymëzues dhe përfaqësues.
Me një sipërfaqe totale prej 147.5 m², hapësira është e organizuar në mënyrë funksionale dhe ideale për kompani, zyra shërbimi profesional, konsulence, studio kreative apo seli përfaqësimi. Planimetria lejon kombinim perfekt mes open space, zyrave private, sallës së takimeve dhe zonave mbështetëse, duke garantuar eficiencë operative dhe komoditet për stafin dhe klientët.
Ndodhur në një godinë moderne me standarde të larta ndërtimi, siguri dhe administrim profesional, kjo zyrë përfaqëson një adresë strategjike për biznese që kërkojnë imazh, akses dhe vlerë afatgjatë.
Zgjidhje ideale për kompani që kërkojnë lokacion premium, pamje unike dhe ambient pune të nivelit të lartë.
ID e Pronës:
COMMIT192
Sip. Totale:
147 m2
Sip. e brendshme:
120 m2
Lloji:
Zyra
Statusi:
Listimet e fundit
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
119