Qendra Tregtare TEG Tirana
Duke u ndërtuar SHITJELundra Residence – Vilë Individuale Moderne në Komunitet Premium
Në një nga rezidencat më të reja dhe më të mirë-projektuara në zonën e Lundrës, ofrohet për shitje vilë individuale me arkitekturë moderne, volumetri të pastër dhe organizim funksional, e konceptuar për jetesë komode dhe afatgjatë.
Rezidenca & Standardi i Zhvillimit
Prona është pjesë e një kompleksi rezidencial të planifikuar me kujdes urbanistik, i realizuar nga një kompani ndërtimi serioze dhe korrekte, me reputacion të konsoliduar në treg.
Rezidenca ofron:
Infrastrukturë të brendshme të sistemuar dhe akses të kontrolluar
Park të dedikuar për rezidentët
Parkim të posaçëm për vizitorët
Facilitete në shërbim të komunitetit si bar–restorant dhe pishinë
Ambient komunitar të përzgjedhur, privat dhe të qetë
Cilësia e ndërtimit është e padiskutueshme, me fokus në detaj, standard teknik të lartë dhe materiale bashkëkohore që garantojnë qëndrueshmëri dhe vlerë në kohë.
Organizimi i Vilës
Vila zhvillohet në tre nivele funksionale, të lidhura përmes një shkalle qendrore që krijon rrjedhshmëri harmonike dhe strukturë të qartë hapësinore.
Kati përdhe – Zona e Ditës
Ambienti i ditës është konceptuar open space, ku living dhe dining ndërthuren natyrshëm me kuzhinën, duke krijuar një hapësirë të gjerë, të ndriçuar dhe mikpritëse.
Në këtë nivel ndodhet:
1 tualet shërbimi
Dalje direkte në verandën 80 m²
Vazhdimësi e natyrshme drejt oborrit privat
Kjo organizim ofron balancë perfekte mes jetesës indoor dhe relaksit outdoor.
Kati i parë – Zona e Natës
Zona e natës përfshin:
3 dhoma gjumi
Dhoma matrimoniale me gardarobë të veçuar
2 tualete në këtë nivel
Organizimi garanton privatësi, komoditet dhe funksionalitet optimal për familjen.
Kati -1 – Ambient Multifunksional
Ky nivel ofron një hapësirë të bollshme dhe fleksibël, ideale për:
Palestër
Kinema private
Studio pune
Zonë relaksi
1 tualet
Gjithashtu përfshin hapësira shtesë shërbimi dhe depo, duke rritur ndjeshëm funksionalitetin e pronës.
Papafingo – Hapësirë Shtesë Magazinimi
Vila përfiton gjithashtu nga një hapësirë e shfrytëzueshme papafingoje, me lartësi rreth 2 m, e cila mund të përdoret për magazinim praktik dhe të organizuar.
Kjo shton një element funksional shumë të rëndësishëm për ruajtjen sezonale, arkivim apo sistemim të pajisjeve, pa cënuar estetikën dhe organizimin e hapësirave kryesore të jetesës.
Përmbledhje Teknike
3 dhoma gjumi
3 tualete
1 ambient multifunksional
Verandë 37.6
Oborr privat
2 poste parkimi brenda parcelës
Kjo vilë përfaqëson një kombinim të qartë mes arkitekturës moderne, organizimit racional dhe standardit rezidencial premium, e pozicionuar në një komunitet të përzgjedhur që ofron siguri, qetësi dhe cilësi jetese afatgjatë.
ID e Pronës:
COMMIT221
Sip. Totale:
415 m2
Sip. Toke:
530 m2
Dhoma gjumi:
4
Tualetet:
3
Dhomë Ndenje:
1
Lloji:
Tokë
Statusi:
Duke u ndërtuar
Disponueshmëria:
Në dispozicion
Klikimet e pronës:
4