• Logo Mobile

Apartament 1+1 për Shitje me pamje nga Sheshi Skënderbej

Çmimi sipas kërkesës

Sheshi Skënderbej (Qendër) Tirana

Listimet e fundit SHITJE
  • Dhoma gjumi: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. e brendshme: 69 m2
  • Kati: 9
  • Dhomë Ndenje: 1
  • 75
Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt

Përshkrimi

Ky apartament ndodhet në një zonë shumë të kërkuar të kryeqytetit, pranë Sheshit Skënderbej, në afërsi të atraksioneve kryesore si Muzeu Historik Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Pazari i Vjetër, me qasje të lehtë në transport publik, restorante, dyqane dhe institucione të ndryshme.Apartamenti është i vendosur në një pallat të ri, me pamje spektakolare mbi sheshin, me një sipërfaqe totale prej 69.3 m² dhe një lartësi prej 3.10 m. Ai është i pozicionuar në katin 9 të një ndërtese moderne, e cila është e rezervuar vetëm për këtë kat, duke ofruar një nivel të lartë privatësie dhe qetësie.

Struktura e Apartamentit

• Sallon i Hapur: Hapësira e sallonit është e lidhur drejtpërdrejt me kuzhinën, duke krijuar një ambient të përbashkët të këndshëm dhe funksional.
Nga salloni ka akses me verandën, ku mund të shijoni pamjen e mrekullueshme mbi Sheshin Skënderbej.

• Dhoma e Gjumit Matrimoniale: Një dhomë e rehatshme dhe e bollshme, e përshtatshme për çiftet.

• Tualeti: Një tualet modern, i pajisur me sanitare të cilësisë së lartë.

Përshkrimi Teknik:

• Fasada e Ventiluar: Pallati ka një fasadë të ventiluar me veshje strukturore që ofron shtresë termoizolimi, si dhe pllakë qeramike HT për një pamje moderne dhe mbrojtje të shkëlqyer.

• Dritaret: Dritaret janë të pajisura me vetratë termike me kasë alumini, xham tripleks dhe mbushje me gaz argon, duke siguruar izolim të shkëlqyer termik dhe akustik.
Për më tepër, ato janë të pajisura me grilë me membranë akustike për zvogëlimin e zhurmës nga jashtë.

• Sistemi i Ngrohjes: Apartamenti është i pajisur me një sistem ngrohje chiller për komoditet të jashtëzakonshëm gjatë gjithë vitit.

• Siguria dhe Standardet Evropiane: Ndërtesa përmbush normativat më të fundit evropiane për sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit, duke garantuar siguri dhe qëndrueshmëri maksimale.


Ky apartament ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që duan të jetojnë në qendër të Tiranës, pranë pikave kryesore të interesit dhe me akses të lehtë në të gjitha shërbimet. Me dizajn modern, kushte të shkëlqyera teknike dhe pamje të mrekullueshme, ky apartament është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një ambient jetese të nivelit të lartë në një lokacion të shkëlqyer. Gjithashtu, është një mundësi shumë e mirë investimi, si për banim afatgjatë, ashtu edhe për përdorim në platforma si Airbnb, duke ofruar potencial të lartë kthimi financiar.

Detajet e Pronës

  • ID e Pronës:

    COMMIT19

  • Sip. e brendshme:

    69 m2

  • Dhoma gjumi:

    1

  • Tualetet:

    1

  • Dhomë Ndenje:

    1

  • Kati:

    9

  • Lloji:

    Banesë

  • Statusi:

    Listimet e fundit

  • Disponueshmëria:

    Në dispozicion

  • Klikimet e pronës:

    75

Karakteristikat

Alarm
Dere Zjarri
Kondicioner
Qendra Qytetit
Qendër tregtare
commitestates.police
Spital
Librari Publike
Shkolle
Tarrace

Prona të ngjashme