BEACHFRONT LOFT for sale Dhërmi.

Center

€ 330,000

1 BD1 BA164 m2Floor 3

Përshkrimi i pronës

Një pronë e veçantë në vijën e parë të detit, e pozicionuar në katin e tretë dhe të fundit të një residence private beachfront në qendër të Dhërmiut. Loft përbëhet nga një ambient i brendshëm funksional me tualet dhe një verandë private mbresëlënëse prej 131 m². Pozicionimi në katin e fundit dhe hapësira e jashtme që e rrethon i japin pronës karakterin e një mini penthouse-i bregdetar. Prona ofron një panoramë të rrallë dhe të pandërprerë, ku bashkohen deti, mali, kodrat dhe gjelbërimi karakteristik i Dhërmiut. Orientimi mundëson dritë natyrale gjatë gjithë ditës, si edhe pamje të lindjes dhe perëndimit të diellit. Qetësia, zhurma e dallgëve dhe cicërimat e zogjve krijojnë një atmosferë autentike mesdhetare. Residenca përbëhet nga vetëm dy godina trekatëshe dhe ndodhet në një prej pozicioneve më strategjike të zonës, ngjitur me Luciano Restaurant dhe Hyatt Hotel. Në distancë të shkurtër ndodhen plazhi publik, beach club-et, baret, restorantet, marketet, shërbimet e taksive dhe pedonalja e Dhërmiut. TË DHËNAT E PRONËS Sipërfaqe neto e apartamentit: 27 m² Sipërfaqe e përbashkët: 6.3 m² Verandë private: 131 m² Sipërfaqe totale: 164.3 m² Organizimi: ambient i brendshëm, tualet dhe verandë Kati: 3, i fundit Tipologjia: Loft / Mini Penthouse Residencë private beachfront Pamje panoramike nga deti, mali dhe kodrat Lindje dhe perëndim dielli POTENCIAL I LARTË INVESTIMI Falë pozicionit beachfront, verandës jashtëzakonisht të madhe dhe kërkesës së lartë turistike në Dhërmi, prona është shumë e favorshme për operim në Airbnb dhe platforma të tjera të qirasë afatshkurtër. Historiku aktual i pronës evidenton potencial për tarifë qëndrimi deri në 350 € për natë në gjendjen ekzistuese, në varësi të sezonit dhe kërkesës. Investime të mëtejshme të targetuara, si instalimi i një kuzhine të integruar, jacuzzi në verandë dhe përmirësimi i konceptit të arredimit, mund të rrisin ndjeshëm pozicionimin, çmimin për natë dhe kthimin e investimit. Një aset i rrallë bregdetar që kombinon përdorimin personal, privatësinë dhe potencialin e fortë për gjenerim të ardhurash.

Të dhëna

Type Të Tjera
Vendndodhja Center, Dhërmi
Property ID 7565a5f6-1435-412d-b79a-04ac7e631556
Last Updated 8/28/2026

Karakteristikat

Ambienti i brëndshëm
Dhoma gjumi në total 1
Tualete në total 1
Ballkone 1
Ambienti i jashtëm
Sipërfaqe totale 164 m²
Detajet
Kati 3
Lloji i pronës Të Tjera
Statusi Used
Vendndodhja Center, Dhërmi
Detaje Financiare
Çmimi € 330,000

Kontakti

Na kontaktoni, dhe agjentët tanë do ju kthejnë përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur.

Prona të tjera

1

€150000

Apartament 1+1 për shitje, Azzure Living, Stadiumi, Durrës

1 BD1 BA78 m2Floor 10
9

€270000

2-Bedroom Seaview Apartment on Lungomare, Vlora – Emera Residence

2 BD1 BA90 m2Floor 2
4

€85000

Apartament 1+1 për shitje, Mali i Robit, Durrës

1 BD1 BA52 m2Floor 1